Një dashuri e re për Rita Orën, nuk është McGregor!

Bota e Yjeve

Një dashuri e re për Rita Orën, nuk është McGregor!

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:36
Rita Ora

Për t’iu përgjigjur kritikave të shumta të një dite më parë, pasi u shfaq në një foto së bashku me Conor McGregor, Rita Ora ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka thënë fund thashethemeve, duke bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, me të cilin përflitej se ishte lidhur për më shumë se një vit.

Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar një foto bardhë e zi, gjatë një eventi në Londër, bashkangjitur të së cilit ka shkruar: “Mbrëmjen e kaluar”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me disa ikonat zemre.

Pavarësisht se çifti është fotografuar duke shijuar pushime romantike në Romë, tetorin e vitit të kaluar, Rita ka preferuar të mos flasë për lidhjen e saj, duke e mbajtur të dashurin sa më larg rrjeteve sociale.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat