E rrah gruaja

Bota e Yjeve

E rrah gruaja

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:27
Naya Rivera dhe Ryan Dorsey

Naya Rivera u arrestua kohët e fundit për dhunë në familje.

Tani ajo ka dorëzuar letrat e divorcit, pasi rrahu burrin e saj Ryan Dorsey.

Aktorja 30-vjeçare i dorëzoi letrat e divorcit, për shkak të dallimeve të papajtueshme, shkruan TMZ.

Përveç kësaj, ajo kërkoi kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre dyvjeçar Josey.

Si datë për divorc, ajo kishte përmendur 24 nëntorin, një ditë para se ajo të sulmojë fizikisht bashkëshortin e saj.

Ndryshe, Rivera dhe Dorsey kishin probleme familjare, të cilat nuk arritën t’i tejkalojnë.

Çifti ishte martuar në Meksikë më 2014 dhe më pas ata u bën me një djalë.

Image
Naya Rivera
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat