E thjeshtë, por e bukur si çdoherë: ”Elifi” shkëlqen në Dubai

Bota e Yjeve

E thjeshtë, por e bukur si çdoherë: ”Elifi” shkëlqen në Dubai

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:22
Tuba Buyukustun

Tuba Buyukustun është një nga aktoret më të njohura turke në rrafshin ndërkombëtar.

Publikun shqiptar e bëri për vete me shumë duke përfshirë me “Elifin” dhe Syjhan te “Cesur ve Guzel”.

Përveç sukseseve dhe roleve të shumta, Tuba veçohet edhe bukurinë dhe herë pas here publikon imazhe në rrjetet sociale.

Së fundmi aktorja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar në hapjen e festivalit të filmit në Dubai, për të cilat ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

E veshur me fustan të gjatë dhe flokë të lëshuara, aktorja thjeshtë shkëlqeu në tapetin e kuq.

Aktorja së fundi është ndarë nga bashkëshorti disavjeçar duke filluar edhe një romanë të re.

Ndryshe, Tuba është mjaft e angazhuar në karrierën si aktore, ku vitin e ardhshëm do të shohim në disa projekte filmike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat