Arrin foshnja e dytë

Bota e Yjeve

Arrin foshnja e dytë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:18
Dwayne Johnson dhe Lauren Hashian

Aktori i Hollywoodit, Dwayne Johnson dhe këngëtarja Lauren Hashian lajmëruan përmes Instagramit fansat e tyre në gjithë planetin se presin zgjerimin e familjes së tyre.

Ylli amerikan në mënyrë të pazakontë dha lajmin e bukur dhe për këtë i ndihmoi vajza dyvjeçare Jasmine.

Ajo ka pozuar para bredhit në të cilin ishte vendosur një letër me porosinë: “Është vajzë. Nuk mund të pres që të bëhem motra më e vjetër”. Aktori po ashtu është baba krenar i vajzës 16-vjeçare, Simone, të cilën e ka me Dany Garcia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat