The Rock nderohet me yll

Bota e Yjeve

The Rock nderohet me yll

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:22
Dwayne “The Rock” Johnson me gruan dhe vajzën

Dwayne “The Rock” Johnson u nderua me yll në Bulevardin e Famës!

Në këtë ceremoni që u zhvillua të mërkurën, aktori 45-vjeçar dukej tërheqës në një kostum elegant, i shoqëruar nga e dashura e tij shtatzënë Lauren Hashian dhe vajza e tyre njëvjeçare Jasmine.

Po ashtu në shoqëri të tij ishte edhe kolegu i tij aktor Jack Black.

“Një ditë e paharruar. Jam njeri me fat dhe shumë mirënjohës që kam afër familjen, njerëzit e dashur, miqtë dhe fansat për ta ndarë së bashku këtë moment historik”, shkroi Dwayne në Twitter.

 

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat