Kjo vajzë po çmend 17 milionë ndjekës në Instagram

Bota e Yjeve

Kjo vajzë po çmend 17 milionë ndjekës në Instagram

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 07:25
Summer Ray

Summer Ray është njëra nga modelet më të njohura të fitnesit në botë, ndërsa se është shumë popullore në rrjetet sociale e tregon edhe fakti, se ajo në “Instagram” ka jo më pak se 17 milionë ndjekës.

Shumica pyesin, nëse pamja e saj në rrjetet sociale është e vërtetë dhe ajo është atraktive aq sa edhe në fotot që i poston. Por ajo vërtet shkëlqen, pasi ajo njihet si njëra nga trajneret më të suksesshme të fitnesit.

Format e saj trupore shkëlqejnë pa marrë parasysh, se si vishet dhe në cilin ambient pozon, ndërsa Summer që moti ua ka bërë me dije të gjithëve, se aktiviteti i saj në internet nuk është fals dhe këtë e vërteton me postimin e fotove si nga jeta e përditshme, por edhe nga plazhi apo dhe palestra.

Dhe ata të cilët e kanë pasur fatin, që ta shohin personalisht në rrugë apo diku tjetër thonë se në të vërtetë ajo është edhe më e bukur se në fotografi, pasi format e saj trupore të magjepsin.

Ajo ka zbuluar se është e dhënë aq shumë pas fitnesit, sa stërvitet deri në tri herë në ditë, ndërsa nuk harron ushtrimet as kur duhet të bëjë ndonjë set fotografik.

“Fitnesi është pjesë e pandashme e jetës sime. Ai më bën të ndihem mirë dhe seksi”, ka deklaruar ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat