Ish-ylli i “Disney”: Jam abuzuar seksualisht nga dita që arrij ta mbaj mend deri në moshën 14-vjeçare

Bota e Yjeve

Ish-ylli i “Disney”: Jam abuzuar seksualisht nga dita që arrij ta mbaj mend deri në moshën 14-vjeçare

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:29
Bella Throne

Tashmë duket se gjithmonë e më shumë gra, ndaj të cilave ëstë abuzuar seksualisht e fizikisht, po marrin guximin të tregojnë me zë të lartë dramën e tyre. E raste të shumta kemi parë edhe nga yjet e Hollywood-it. Një tjetër aktore e famshme ka treguar se ka qenë viktimë e abuzimit.

Bëhet fjalë për ish-yllin e “Disney-t”, Bella Throne e cila ka treguar historinë e saj të trishtë për fushatën “Time’s Up”. “Jam abuzuar seksualisht nga dita që arrij ta mbaj mend deri në moshën 14-vjeçare… “, ka treguar ajo mes lotësh.

Nëpërjet një postimi në Instagram aktorja ka thënë se ajo pati guximin dhe fatin që t’ja dilte, duke inkurajuar kështu, për të reaguar të gjitha gratë që kanë vuajtur apo vuajnë abuzime të tilla. “Pastaj më në fund pata kurajën të mbyll me çelës derën dhe të ulem përpara. Për të gjithë natën! Duke pritur që dikush të përfitonte sërish nga jeta ime. Prita që të përfundojë dhe ndodhi. Por disa nga ne nuk kanë qenë kaq me fat sa të dalin gjallë… Ju lutem, sot duhet të mbroni çdo qenie të keqtrajtuar”, ka shkruar Throne.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat