Nicole Kidman “ndreq” gabimin

Bota e Yjeve

Nicole Kidman “ndreq” gabimin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:01
Nicole Kidman

Pasi “harroi” të permënde dy fëmijët e saj të rritur,nga martesa me Tom Cruise në eventin e Golden Globes, këtë herë Nicole Kidman nuk e bëri një gabim të tillë.

Në ceremoninë e 23 vjetorit të Critics’ Choice Aëards të enjten, Kidman e cila mori çmimin Best Actress In A Limited Series, u sigurua që të falenderonte fëmijët e saj Isabella, 25 vjeç dhe Conor, 22 vjeç.

Në fjalën e saj pas tërheqjes së çmimit në skenën e Hangar Barker në Santa Monica, California, Kidman tha: “Çdo aktor në këtë sallë e di që është po aq i mirë sa aktorët e tjerë me të cilët ka punuar”.

Në eventin e javës së shkuar të Golden Globes Nicole Kidman u kritikua shumë për shkak se çmimin ia dedikoi dy fëmijëve të saj të vegjël me bashkëshortin Keith Urban, duke lënë në hije dy fëmijët e rritur.

Por këtë herë aktorja u sigurua që një e tillë të mos ndodhte më, dhe ia doli me sukses.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat