Disenjatorja Vjollca Llapashtica sjell koleksionin e ri me 7 fustane unike

Bota e Yjeve

Disenjatorja Vjollca Llapashtica sjell koleksionin e ri me 7 fustane unike

Nga: A.M. Më: 13 janar 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Koleksioni më i ri i disenjatorës Vjollca Llapashtica, ka vetëm shtatë fustane dhe secili nga ta është unik, e të cilët janë të punuar me peliçe, punë dore, gurë etj., me ngjyra mbretërore, ari dhe argjend, qumështi, e zezë etj., me materiale nga Italia dhe Franca.

 “Secili fustan është krijim në veti- unik dhe këto krijime nuk përsëritën më: “Jo vetëm në rajon por edhe në Evropë e më tej, besoj se askush deri më sot kësi lloj koleksioni nuk ka krijuar deri më tani”, ka thënë Llapashtica.

Ndërsa sa i përket pse vetëm shtatë fustane për një koleksion, Vjollca ka thënë se “ky numër i pëlqen vajzën sime të vetme, Emës, dhe nga ana tjetër e kam nxjerrë me rastin e përvjetorit të shtatë të punës sime të suksesshme në Kosovë”./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat