Neeson: Akuzat për keqtrajtime seksuale në Hollywood janë gjueti shtrigash dhe gjëra fëmijësh

Bota e Yjeve

Neeson: Akuzat për keqtrajtime seksuale në Hollywood janë gjueti shtrigash dhe gjëra fëmijësh

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:27
Liam Neeson

Liam Neeson e ka komentuar skandalin që është duke e dridhur Hollywoodin qe disa muaj.

Gjatë një interviste për një televizion irlandez, aktori ka thënë se akuzat për keqtrajtim seksual me të cilat po përballen kolegët e tij, janë gjueti shtrigash.v

“Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar”, ka thënë ylli i “Taken”.

Mirëpo, Neeson thotë se këto janë gjëra fëmijësh dhe pjesë e çmendurisë që ndodh në botën e teatrit dhe filmit.

“Dustin Hoffman është thënë se ua ka prekur gjoksin femrave, ndërsa këto janë gjëra fëmijësh”.

Image

“Nuk them se kam bërë gjëra të ngjashme. Megjithatë, po ndodh diçka shumë serioze. Fokusi është vetëm te Hollywoodi, mirëpo kjo ndodh në secilën industri”, ka deklaruar 65-vjeçari.

Pos Hoffmanit, në mesin e shumë personazheve të Hollywoodit, me akuza për keqtrajtime seksuale dhe përdhunime përballen edhe Harvey Weinstein dhe Kevin Spacey. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat