Si mund të tradhtohet modelja më e paguar në botë?!

Bota e Yjeve

Si mund të tradhtohet modelja më e paguar në botë?!

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:22
Kendall Jenner

U nda nga bashkëshortja me të cilën kishte edhe dy fëmijë në verën e kaluar për t’u lidhur me Kendall Jenner, ndërsa tashmë situata mes basketbollistit Blake Griffin dhe modeles më të paguar në botë është ftohur.

“People” shkruan se 28-vjeçari është fotografuar gjatë fundjavës në Malibu me një zeshkane misterioze dhe kjo duket se është shkaku kryesor i ftohjes së marrëdhënies mes çiftit.

Megjithatë, një burim ka thënë për revistën se çifti ende nuk e ka zyrtarizuar ndarjen, ndërsa modelja është vlerësuar së fundmi si më e paguara në botë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat