E keni parasysh si jeni kur ikni nga shtëpia e shoqes? Edhe Kendall s’ndryshon nga ne

Bota e Yjeve

E keni parasysh si jeni kur ikni nga shtëpia e shoqes? Edhe Kendall s’ndryshon nga ne

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Kendall Jenner

I keni parasysh ato foto që tregojnë se si ju ikni nga shtëpia e shoqes? Flokët rrëmujë, pa tualet, e veshur me rroba të gjera, një mbi një?

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë, por duket se jo vetëm ne. Kendall Jenner ka qenë në shtëpinë e mikeshës së saj të ngushtë, Gigi në New York dhe momenti kur ajo është larguar na ka sjellë në mendje pikërisht ato foto.

E vështirë për ta njohur që ishte ajo (ndoshta jo dhe aq), por nuk është si ato daljet e tjera publike të Kendall, e krehur, e lyer, e veshur shumë mirë siç ne jemi mësuar ta shohim në të shumtën e rasteve.

22-vjeçarja është bërë teze pak ditë më parë. Motra e saj e madhe, Kim dhe e vogla, Kylie kanë sjellur në jetë vajzat e tyre, e ndërsa pas pak kohësh do të marrë sërisht këtë titull pasi pritet të lind edhe bebi i Khloe Kardashian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat