Një aksident që të gjithë do donim ta bënin, pasi pamë reagimin që Brad Pitt bëri me shoferët

Bota e Yjeve

Një aksident që të gjithë do donim ta bënin, pasi pamë reagimin që Brad Pitt bëri me shoferët

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndoshta mund t’ju tingëllojë paksa çuditshëm, por jo të gjithë e kanë fatin që të përplasen nga Brad Pitt. Aktori 54-vjeçar është përplasur me dy makina të tjera në Los Angelos, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por thjesht dëme materiale. Pitt, nuk e ka shfrytëzuar aspak famën e tij, por është kujdesur personalisht që të mbajë shënim të gjitha dëmet e dy makinave të tjera në mënyrë që t’i dëmshpërblejë.

Dy burrat e tjerë të përfshirë në aksident, të befasuar nga ky aksident i këndshëm, pasi bënë një bisedë të shkurtër me Brad, u siguruan që të në fund të shkëmbenin dhe duart.

Duket se gjithçka është mbyllur në paqe, fundja kush nuk do reagonte kështu.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat