Fjolla Morina apo Kim Kardashian?

Bota e Yjeve

Fjolla Morina apo Kim Kardashian?

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:53
Kim Kardashian

Njerëz të thjeshtë por edhe personazhe VIP duket se janë “infektuar” nga fenomeni Kim Kardashian.

Format perfekte fizike kombinuar me flokët e gjatë e bjondë, duket se po kthehet në trendin më të ri të VIP-ve në mbarë botën, përfshirë edhe në Shqipëri.

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina në rrjetin social Instagram ka publikuar disa foto, në të cilat shfaqet me një ngjashmëri të madhe me Kim Kardashian.

Flokë të gjatë bjondë, të pasme si të Kim dhe veshje thuajse njësoj si ylli I televizionit, janë detajet që bien në sy nëse bëjmë një krahasim midis dy vajzave të bukura.

Duket se Kim është kthyer në femrën më të pëlqyer jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat.

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, së fundmi ka nisur të merret edhe me mode.

Fjolla do të shfaqet me një sfilatë në Tiranë, në bashkëpunim me stilistin e njohur nga Kosova, Mr Rex.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat