Kërcënohet me jetë supermodelja Bella Hadid

Bota e Yjeve

Kërcënohet me jetë supermodelja Bella Hadid

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Bella Hadid

Një person, identitetin e të cilit autoritetet ende nuk e kanë bërë me dije, ka kërcënuar me jetë supermodelen Bella Hadid.

Kishte nisur që në dhjetorit e vitit të kaluar të përndiqte supermodelen, por vetëm ditën e djeshme policia ka arritur ta arrestojë atë.

TMZ njoftoi se 37-vjeçari i paidentifikuar u kap nga policët jashtë apartamentit të modeles, në kohën kur ajo lajmëroi autoritetet për praninë e tij jashtë banesës së saj.

21-vjeçarja ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, ndërkohë që ka vënë re praninë e personit, i cili e ruante atë prej kohësh, por që gjithashtu i dërgonte mesazhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e kërcënonte se do e vriste atë por edhe familjen e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat