Supermodelja Gigi Hadid e sëmurë?

Bota e Yjeve

Supermodelja Gigi Hadid e sëmurë?

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Gigi Hadid

Është një ndër supermodelet më të paguara të momentit, por fansat e saj e kanë kritikuar për pamjen fizike.

Bëhet fjalë për Gigi Hadid, modelja e cila duket se ka rënë shumë në peshë, e për këtë arsye fansat e saj e kanë “sulmuar”.

Lidhur me këto kritika, supermodelja ka reaguar në rrjetin social twitter, duke zbuluar se në moshën 17 vjeçare ajo ka vuajtur nga sëmundja e Hashimotos, një gjendje që prek gjendrat e tiroideve dhe çon në shtim peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë: “Ju nuk e dini që kur fillova modelingun në moshën 17 vjeçare nuk isha diagnostikuar ende më sëmundjen e Hashimotos. Atëherë më thonit që isha shumë e shëndoshë, jashtë parametrave për të pasur sukses në industri. Gjithmonë kam ngrënë njësoj, thjesht trupi im e përballon ndryshe tani që jam më e shëndetshme. Mund të jem “shumë e dobët” për ju dhe më besoni, nuk dua të jem, por ndihem më e shëndetshme dhe ende po mësohem me ndryshimet e trupit tim”.

22 vjeçarja ka qenë një ndër imazhet kryesore në javën e modës në New York, së bashku me motrën e saj, Bella Hadid.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat