Tabloidet kryesore britanike shkruajnë për dukjen e Rita Orës në Kosovë

Bota e Yjeve

Tabloidet kryesore britanike shkruajnë për dukjen e Rita Orës në Kosovë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:26
Rita Ora

Të shtunën mbrëma, më 17 Shkurt, në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë ka qëndruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka mbajtur një koncert madhështor para publikut të madh në kryeqytetin e Republikës.

Prezenca e saj në Kosovë ka qenë temë edhe në mediat më të lexuara ndërkombëtare, në veçanti ato britanike, të cilat në mënyrat e tyre i kanë kushtuar artikuj koncertit të 27-vjeçares.

Vëmendja e tabloideve është fokusuar edhe te dukja e këngëtares dhe vënia në pah e formave trupore.

“Rita Ora vë në pah figurën mbresëlënëse me një kominoshe xixëlluese duke shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert të hapur” – shkruan Daily Mail.

Artikulli është shoqëruar me fotografi të shumta nga koncerti i Ritës në Prishtinës duke i kushtuar vëmendje dukjes së saj.

Daily Star është fokusuar te të pasmet e këngëtares, ndërsa ka publikuar edhe një video nga momenti kur 27-vjeçarja vallëzonte nën ritmet e Valles së Rugovës.

“Rita Ora vë në pah të pasmet në imazhet e nxehta në prapaskenë” – është titulli i Daily Star.

“Sërish në Shtëpi, Rita Ora vë në pah të pasmet me një kominoshe të kuqe xixëlluese, para performancës së nxehtë në vendlindjen e saj Kosovë” – është titulli i The Sun.

Ky tabloid më tej tregon se këngëtarja ishte ftuar për të kënduar në koncertin festiv në dhjetëvjetorin e Pavarësisë vendit të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat