Askush s’do të duket si Sharon Stone, kur të jetë 60 vjeç - Bota Sot
Askush s’do të duket si Sharon Stone, kur të jetë 60 vjeç

Bota e Yjeve

E martë, 19 qershor 2018

Askush s’do të duket si Sharon Stone, kur të jetë 60 vjeç

Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:38
Sharon Stone

Tullumbace shumëngjyrëshe, një dhuratë e fëmijëve dhe një foto e patrukuar. Kështu po i feston 60 vitet e saj, disa ditë para kohe, e dëshmon se nuk ka humbur asnjë gram nga sharmi i saj.

Diva, që duket se nuk i njeh vitet, Sharon Stone është në prag të të 60-ave (i mbush më 10 mars), shifër e rrumbullakosur kjo, dhe nuk ka aspak frikë të tregojë se koha kalon. Kjo, edhe për faktin se, mbi të koha duket se nuk lë asnjë shenjë.

E jo më kot, “New York Times” i dedikon asaj një artikull dhe e sjell me një galeri fotosh mahnitëse, ku 60-vjeçarja të lë pa frymë.

Diva e “Hollywood”-it, ish-modele që më pas u bë edhe producente kinematografike, është lindur në Meadville të Pensilvanisë, më 10 mars 1958.

Në vitin 1996 ajo fitoi një “Golden Globe” për interpretimin e saj në “Casino”, por ai që e bëri të famshme përtej çdo kufiri ishte roli i saj i Catherine Tramell, në “Basic Instinct”, film i Paul Verhoeven në vitin 1992.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test