Modelja sllovake ‘snobon’ Hamsik: Më mirë Skriniar

Bota e Yjeve

Modelja sllovake ‘snobon’ Hamsik: Më mirë Skriniar

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:52
Lucia Javorcekova

Modelja e njohur sllovake, Lucia Javorcekova ka realizuar një set fotografik shumë ‘të nxehtë’, të cilin e ka postuar në Instagram.

26-vjeçarja, një ish çikliste, la biçikletën për t’iu përkushtuar modelingut dhe tashmë jeton në Milano, ku ka pozuar për kompani të ndryshme mode.

në një intervistë për një revistë mode, Lucia është shprehur se pasionin për biçikletën e ka zëvendësuar me pasionin për futbollin, teksa tha se bën tifo për futbollistët sllovakë.

“Ndjek shpesh ndeshje futbolli këtu në Itali. Hamsik është kapiteni i kombëtares, por mua më pëlqen më shumë Skriniar. Më ka bërë tifoze të Interit, ndoshta edhe pse jetoj në Milano”, deklaroi Lucia.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat