Si e mban trupin në formë 53 vjeçarja Elle Macpherson?

Bota e Yjeve

Si e mban trupin në formë 53 vjeçarja Elle Macpherson?

Më: 10 mars 2018 Në ora: 07:33
Elle Macpherson

Në vitin 1989, Elle Macpherson mori nofkën “Trupi”.

Edhe pas tre dekadash, duket se modelja e meriton krejtësisht këtë “titull”.

Modelja 53 vjeçare në një intervistë për Glossy ka treguar se si ajo arrin të qëndrojë në formë të përsosur fizike, pavarësisht viteve.

Ajo ka thënë se zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe qëndron 30 minuta në shtrat duke medituar dhe praktikuar “frymëmarrjen e kontrulluar nga mendja”.

Modelja ka treguar poashtu se ajo në mëngjes konsumon një gotë të ngrohtë me ujë e limon dhe kafe.

Më pas, ajo konsumon një pije “smoothie” të gjelbër derisa ka treguar se ndonjëherë zgjedh të konsumojë tërshërë ose vezë të ziera me bukë të zezë.

Derisa kur bëhet fjalë për fitness, ajo ka treguar se noton në oqean dhe bën joga çdo ditë.

Modelja e di mirë se përpos ushtrimeve fizike, e rëndësishme është edhe ushqimi prandaj ajo e zgjedh atë me kujdes.

Macpherson për drekë ha kryesisht spinaq, tranguj, lakër, avokado, koriandër, fara luledielli ose kungulli, peshk dhe ushqime të tjera të shëndetshme derisa gjithmonë ka kujdes që dreka e saj të përgatitet me vaj ulliri cilësor.

Pas një dreke të tillë, modelja në mbrëmje zgjedh të dalë për shëtitje me djalin e saj 15 vjeçar, Cy.

Por një nga elementet më të rëndësishme për të në këtë stil jetese është gjumi i mirë, që për të është shumë i rëndësishëm.

“Kam një ritual që funksionon shumë mirë, krijoj një vend të qetë dhe komod, vesh pizhama nga pambuki dhe spërkas jastëkët e mi me aromë të këndshme”, ka thënë modelja duke treguar se konsumon edhe një çaj qetësues.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat