Plas skandali në Angli, Kate Upton e firma Guess akuzojnë njëra–tjetrën...!

Bota e Yjeve

Plas skandali në Angli, Kate Upton e firma Guess akuzojnë njëra–tjetrën...!

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:14
Kate Upton

Kate Upton kishte thënë këtë vit se ka refuzuar 400 000 dollarë për një fotosesion me të brendshme dhe bikini të kompanisë Guess për shkak të ngacmimet seksuale. Por, të kundërtën e thotë kompania

Kate Upton ka shtyrë pa afat një fotosesision sepse ka refuzuar ti vesh një palë të brendshme të kompanisë Guess.

Këto fakte të reja janë zbuluar në një email të gjoksmadhes, ku supermodelja heq dorë nga një kampanjë e marketingut edhe pse nga ajo fitonte 400 mijë dollarë. Krejt kjo për shkak të ngacmimit seksual të pronarit Paul Marciano.

Në email-at që kanë shkëmbyer skuadra e Kate Uptonit dhe kompanisë Guess tregojnë që fotosesioni i vitit 2012 ishte anuluar pasi që modelja refuzojë të vesh edhe të brendshmet dhe bikinet e kësaj kompanie.

Upton në të njëjtën kohë refuzonte 400 000 dollarë, pasi që ajo kishte frikë që të punonte me bashkë themeluesin e “Guess”, Paul Marciano, të cilin ajo e akuzon për ngacmim seksual.

Mirëpo, email-at e qershorit të vitit 2012 në mes të skuadrës së super modeles dhe Guess, që i ka parë DailyMail.com, kanë ngritur shumë pyetje për arsyen e refuzimit të saj.

“Kate do të vesh vetëm bikinit ose vetëm të brendshmet në këtë fotosesion. Ajo do të vesh brekët e poshtme apo një xhamper sipër, por nuk bën të jetë e vetme gjatë fotosesionit”, i thotë Guessit agjenti i Upton.

“Ne kurrë nuk na është thënë se çfarë mund të vesh një modele dhe çfarë jo gjatë një fotosesioni në tërë historinë e Guess. Këtë nuk na ka kërkuar as Claudia Schiffer, as Adriana Lima, as Eva Herzigova apo Laeticia Casta”, ja kthen atij kompania Guess.

“Që nga dita e parë e Guess, të gjitha modelët kanë veshur të brendshme dhe bikine dhe kjo nuk do të ndryshojë. Për askënd. Andaj fotosesioni nuk do të bëhet”, kishte thënë shefi i kësaj kompanie Marciano.

Por, Upton e kishte akuzuar Marcianon se e ka ngacmuar seksualisht në janar të këtij viti, duke thënë se ai ja kishte kapur gjoksin, thithkat dhe e kishte detyruar me forcë të përqafonte.

“Nëse Guess dëshiron që të tregojë vetëm një seri të email-ave në mes të negociatave të agjentëve e cila gjë nuk e tregon tërë tregimin, atëherë kjo varët nga ata”, ka thënë në një deklaratë për DailyMail Upton.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat