Rita Ora nuk ka kohë të depilohet

Bota e Yjeve

Rita Ora nuk ka kohë të depilohet

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:45

Nga Dubai në Kaliforni, nga një fluturim në tjetrin, dhe duket se një gjë e tillë e ka penguar që të fokusohet tek vetja e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila është gjithë kohën e angazhuar me koncerte, gjë e cila e ka penguar që të kujdeset për veten e saj.

Këtë të dielë Rita Ora ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e Heart Radio Music Awards 2018, ku dorëzoi edhe një çmim.

Dhe pak para eventit Rita ka publikuar disa foto, ku shfaqet e ulur në vaskë me këmbët zbuluar.

Krah fotos këngëtarja shkruan: “Pas 16 orësh fluturim nga Dubai, erdha në Heart Radio Music Awards dhe nuk kisha kohë mjaftueshëm për të depiluar këmbët”.

Pak javë më parë Rita publikoi një foto ku shfaqej topless në avion, pasi nga pjesëmarrja në një event i duhej të bëhej gati për një tjetër, në vetëm pak orë në dispozicion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat