Ronaldo dhe Georgina, shumë të dashuruar në Islandë

Bota e Yjeve

Ronaldo dhe Georgina, shumë të dashuruar në Islandë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:08
Ronaldo dhe Georgina

Në një sezon me shumë pak ‘impenjime’(jashtë luftës për titull në Spanjë dhe vetëm me synimin për Champions League), Cristiano Ronaldo ka menduar të kalojë më shumë kohë me familjen tij, në fakt vetëm me të fejuarën e tij.

Pas diçka më shumë se një viti nga lidhja me Georgina Rodriguez dhe 4 muaj pas lidhjes së vajzës së tyre Alana Martina, futbollisti 33-vjeçar ka bërë një udhëtim romantik. Çifti është shfaqur bashkë në disa foto në Islandë, ku kanë kaluar dy ditë të gëzueshme së bashku.

Ronaldo, fill pas impenjimit që pati me Realin, në kualifikimin në Ligën e Kampioneve ndaj PSG, ku shënoi edhe dy gola, nuk është impenjuar shumë me skuadrën. Sulmuesi portugez ka kaluar më shumë kohë me të fejuarën e tij, duke hequr dorë të dy edhe nga detyra si prindër.

Është shumë  e dukshme lumturia që shfaq çifti, në disa foto që i kanë postuar në rrjettet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat