E fshehu për 6 muaj, aktorja e njohur poston për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

E fshehu për 6 muaj, aktorja e njohur poston për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:25
Eva Longoria

Aktorja e serialit "Shtëpiake të dëshpëruara", Eva Longoria preferoi që muajt e parë të shtatzënisë t'i shijonte në privatësi dhe ia doli që deri në muajin e 4 publiku mos ta mësonte.

Në shkurt, kur bëri plot 6 muaj, aktorja doli për herë të parë me barkun e rrumbullakosur pasi ishte ftuar në një event.

Ndërsa dje Eva ka thyer akullin e privatësisë edhe në Instagram duke postuar për herë të një video shtatzënë.

Aktorja bukuroshe shfaqet e veshur me një fustan të verdhë teksa përkëdhel barkun në muajin e 7.

Eva është e martuar me Jose Baston, drejtor i "Televisa". Ata janë bashkë prej vitesh ndërsa tani po presin fëmijën e tyre të parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat