Rita Ora fotografohet me të dashurin e saj të ri

Bota e Yjeve

Rita Ora fotografohet me të dashurin e saj të ri

Më: 18 mars 2018 Në ora: 08:30
Rita Ora

Rita Ora momentalisht është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të suksesshme në botë.

Krahas sukseseve të saj, ajo shpesh është përfolur edhe për jetën private.

Së fundmi në mediat e huaja po qarkullojnë lajme se këngëtarja me origjinë shqiptare ka nisur një romancë me rokerin Andrew Watt.

Ajo është përpjekur për një kohë të gjatë ta mbajë private këtë lidhje por së fundmi ishte vetë Rita e cila ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet përkrah tij mjaft e lumtur.

Tani presim që këngëtarja të na japë më shumë detaje për romancën që po përjeton

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat