Muaj më parë, këngëtarja Selena Gomez ka qenë kryetemë e medieve rozë.
Kjo për shkak të lajmit për ribashkimin e tyre pas disa vitesh, por diçka nuk shkoi mirë dhe çifti janë ndarë përsëri.
Mediet e huaja raportojnë se shkak i ndarjes së tyre është familja e Selenës të cilët nuk e kishin pranuar lidhjen e tyre.
Megjithatë, në paraqitjet publike pas gjithë këtyre lajmeve, këngëtarja duket e lumtur dhe po shijon në maksimum çdo minut.
Pas imazheve me biçikletë, ajo u shfaq në plazh ku po shoqërohej nga shoqet e saj, e një detaj që të binte në sy ishte shenja nga operimi në këmbë.
Kujtojmë që këngëtarja ka realizuar transplantimin e veshkës, por pas saj kishte pasur edhe disa komplikime e që kishte edhe ndërhyrje tjera kirurgjike.