Ajo është njëra ndër vokalistet më të mira në industrinë e muzikës.
Dhe Nicole Shcerzinger ka shfaqur edhe elegancë në koleksionin The Platinum në The Ivy të Londrës.
Ish anëtarja e Pussycat Dolls kishte zgjedhur një fustan të bardhë i cili theksonte linjat e saj të mrekullueshme trupore.
Ndërsa, e ardhmja e Nicole si anëtare e jurisë në The X Factor është në dyshim pasi thuhet që këngëtarja Cheryl pritet ti kthehet panelit të jurisë.
Në anën tjetër edhe Nicole ka konfirmuar se nuk është e sigurt nëse dëshiron të kthehet në shoun i cili fillon gjatë verës.
Ndryshe, Nicole është në lidhje me teniserin e njohur Grigor Dimitrov.