Martohet krimineli më i bukur në botë? - Bota Sot
Martohet krimineli më i bukur në botë?

Bota e Yjeve

E diel, 22 prill 2018

Martohet krimineli më i bukur në botë?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:49
Jeremy Meeks

Jeremy Meeks, aktualisht cilësohet si një ndër meshkujt më të bukur në botë, por e kaluara e tij ka qenë jo fort e mirë.

Ai u bë i njohur në kohën kur vuantë dënimin në burg për disa çështje të të kaluarës së tij.

Në kohë kur vuantë dënimin Jeremy ishte i martuar, ndërkohë që pas famës që mori ai u nda nga bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë dhe u fejua me me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green.

Por krimineli më i bukur në botë, duket se tashmë po kalon në një tjetër fazë.

Ai është fotografuar këtë të martë në Beverly Hills, duke u futur në një argjendari.

Mesa duket Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.

Jeremy aktualisht i është përkushtuar fushës së moedilngut, duke u shndërruar në imazh të firmave më të njohura në botë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test