Mustafa Nano e kritikoi për veshjen, vjen reagimi i parë nga Bora Zemani

Bota e Yjeve

Mustafa Nano e kritikoi për veshjen, vjen reagimi i parë nga Bora Zemani

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:38
Bora Zemani

Dy moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri janë kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit pas deklaratës së bujshme të Mustafa Nanos ku kritikonte veshjet e tyre provokuese.

“Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të ‘basic Instinct’, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve. Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura. Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të ‘bombës nukleare”, shprehej ndër të tjera Mustafa Nano për Bora Zemanin.

Por ndryshe nga Ilda Bejleri, Bora kishte zgjedhur të mos reagonte deri ditën e sotme ku në disa postime në “Instastorie” ka publikuar deklaratën e “Digitalb”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat