Si ikonë stili dhe divë e pop muzikës – Dua Lipa me performancë spektakolare në fillim të turneut

Bota e Yjeve

Si ikonë stili dhe divë e pop muzikës – Dua Lipa me performancë spektakolare në fillim të turneut

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:23
Dua Lipa

Dua Lipa ka filluar turneun e saj në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, dhe çfarë fillimi ishte ky!

Këngëtarja nga Prishtina arriti që të stërmbushë arenën e Dublinit, duke e bërë të dukej si një teatër i ngushtë ku fansat mezi i zinte vendi.

E veshur plot stil në atlete të bardha, me sutjena të kaltra, Dua Lipa shfaqet tejet atraktive në këtë performancë.

Grimi i thjeshtë dhe flokët pa shumë komplikim e bënë atë të dukej tejet natyrale në këtë performancë.

Këngëtarja shqiptare performoi hitet e saj më të mëdha në këtë paraqitje të radhës skenike të saj.

Me grupin e saj të valltarëve, Dua nuk hezitoi që edhe vet të bënte lëvizje interesante në skenë.

Dua Lipa do të vazhdojë turneun e saj për një natë të dytë në Dublin para se të vazhdojë në vendet tjera në Britaninë e Madhe. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat