Chris Brown ia vë duart në fyt seks-bombës

Bota e Yjeve

Chris Brown ia vë duart në fyt seks-bombës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:16
Chris Brown

Këngëtari 28-vjeçar duket në ngazëllim derisa shoqërohet nga një femër e bukur në një klub nate në West Hollywood.

Chris Brown duket se ka pasur një javë të shkëlqyer në qytet derisa ishte parë duke vënë duart rreth fytit një seks-bombe.

Fituesi i çmimit Grammy ka shoqëruar femrën e panjohur në klub. Shoqëruesja e tij është parë e shqetësuar, por më vonë doli ‘të jetë gjithçka në rregull’.

Brown ka sqaruar përmes rrjeteve sociale rreth incidentit, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe.

Sipas mediave amerikane, Brown dhe shoqëruesja e tij kishin insistuar se e tëra ishte vetëm pjesë e argëtimit, edhe pse fotografia dëshmon të kundërtën.

Brown ka histori të keqe të dhunës. Në vitin 2009 ai ishte akuzuar për dhunë kundër Rihanna. Ai po ashtu është akuzuar se ka grushtuar një femër në fytyrë pasi tentoi t’i bëjë atij një fotografi në një klub nate në Las Vegas, në vitin 2016.

Në shkurt 2017, ish- e dashura e Brown, Karrueche Tran, e kishte akuzuar atë për dhunë dhe kërcënime.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat