Kate Hudson shfaqet për herë të parë shtatzënë

Bota e Yjeve

Kate Hudson shfaqet për herë të parë shtatzënë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:29
Kate Hudson

‘Diamantët janë miku më i mirë i grave’ prandaj nuk është çudi që hera e parë kur Kate Hudson doli publikisht pasi u bë e ditur se është shtatzënë ishte për hapjen e dyqanit të diamantëve, Harry Winston.

Edhepse aktorja 38 vjeçare shkëlqente me qafore dhe byzylyk nga diamantët nga po kjo markë, të gjithë sytë ishin në barkun e saj të fryrë.

Hudson përmes një videoje bëri të ditur se ajo dhe i dashuri i saj, Danny Fujikawa janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, që është edhe fëmiu i tretë i aktores.

Ajo ka dy djem, Ryder Russell (14) dhe Bingham Hawn (6 vjeç e gjysmë) derisa shpejt do të bëhet nëna e një vajze.

 

SURPRISE!!! ???? If you’ve wondered why I’ve been so absent on my social channels it’s because I have never been more sick! It was the most sick first trimester of all my children. Boomerangs have made me nauseous, Superzoom is an easy way to have my head in the toilet, food instagrams make me queezy and thinking too much about insta stories made me even more exhausted than I already had been. If you’ve seen me out and about smiling and pretending like everything is amazing...I was lying! BUT! I have broken through on the other end of that and rediscovering the joys of insta/snap. We have been trying to keep this pregnancy under the radar for as long as possible but I’m a poppin now! And it’s too darn challenging to hide, and frankly hiding is more exhausting then just coming out with it! My kids, Danny, myself and the entire family are crazy excited! A little girl on the way ????

A post shared by Kate Hudson (@katehudson) on

“Surprizë. Nëse keni pyetur veten se pse kam munguar në rrjete sociale, atëherë duhet ta dini se kurrë nuk jam ndjerë më e sëmurë se kohëve të fundit”, ka thënë ajo në këtë video.

“Ky ishte tremujori i parë i shtatzënisë që jam ndjerë më së keqi nga të gjitha shtatzënitë e mia”, ka vazhduar tutje ajo, duke thënë se vetëm duke menduar për të postuar në rrjete sociale e ka bërë të ndjejë mundim.

Një burim pranë çiftit për revistën People ka thënë se “ata janë shumë të lumtur pasi ka kohë që kanë kërkuar të kenë një fëmijë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat