Sensacionale

Bota e Yjeve

Sensacionale

Më: 12 prill 2018 Në ora: 13:47
Rita Ora

Rita Ora është shfaqur në pamje mahnitëse dhe me stil të lartë derisa po shkonte në Nju Jork.

Ajo ka marrë pjesë në paradën e modës në Nju Jork javën e kaluar, ndërsa së fundi këngëtarja me origjinë nga Kosova ka treguar se është një ikonë e vërtetë e modës derisa po shkonte në Soho.

Ylli 27-vjeçar dukej sensacionale pasi ishte veshur në një kombinim fatal ku binte në sy gjoksi i saj i bujshëm.

Rita është duke punuar në Nju Jork këtë muaj, e shoqëruar nga i dashuri i saj i ri Andrew Watts.

Ajo ka bërë publike lidhjen e saj para disa muajve, ndërsa besohet se Rita dhe Watts janë në lidhje për më shumë se një vit.

Andrew është pjesë e bendit California Breed së bashku me Glenn Hughes nga Black Sabbath dhe Jason Bonham nga Led Zeppelin.

Muzikanti i talentuar ka shkruar lirikat de ka luajtur me kitare në duetin e Rita dhe Liam Payne- For You.

“Ne jemi duke kaluar një kohë të mirë. Ishte një vikend i hareshëm”, kishte deklaruar Rita Ora më herët për Mirror, duke folur në ahengun e Warner Music para shpërblimeve në janar.

Këngëtarja e njohur ishte në lidhje me Rob Kardashian, por dashuria e tyre mori fund në vitin 2012 pas akuzave që ky i fundit i bëri për tradhti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat