Beyonce shkëlqen në ribashkimin e Destiny’s Child

Bota e Yjeve

Beyonce shkëlqen në ribashkimin e Destiny’s Child

Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:23
Beyonce, Michelle Williams dhe Kelly Rowland

Vitin e kaluar nuk mori pjesë në festivalin muzikor të Coachella pasi ishte shtatzënë me binjakë, por këtë vit Beyonce dha një shfaqje të mrekullueshme, së bashku me Michelle Williams dhe Kelly Rowland, duke kthyer edhe një herë në skenë grupin e famshëm Destiny’s Child.

Treshja këndoi hitet më të njohura të ish-grupit, si “Independent Women” dhe “Say My Name”, duke treguar një energji të jashtëzakonshme, njësoj si në kohët e arta.

Më pas, 36-vjeçarja Beyonce këndoi edhe me motrën e saj Solange dhe bashkëshortin Jay Z.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat