Ajo ka qenë modele e njohur, shumë kohë përpara se vajzat e saj Gigi dhe Bella të pozojnë për Vogue.
Dhe duket se vitet për Yolanda Hadid nuk kanë ndryshuar fare, përcjell Bota sot.
Ditë më parë ajo publikoi një foto në bikini duke treguar fizikun perfekt, e ajo ka publikuar një tjetër imazh në llogarinë e saj në Instagram, e veshur në bikini të zeza, ku duket mahnitëse.
“Kura më e mirë për trupin është një mendje e qetë”, ka shkruar ajo përbri fotos, ku ajo shihet duke ecur përgjatë bregut të detit./BS/