Scarlett Johansson me të dashurin për herë të parë në tapetin e kuq

Bota e Yjeve

Scarlett Johansson me të dashurin për herë të parë në tapetin e kuq

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:05
Scarlett Johansson dhe Colin Jost

Scarlett Johansson dhe Colin Jost e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare edhe në “tapetin e kuq”.

Të dy kanë “debutuar” si çift në premierën e Avengers: Infinity War në Kaliforni.

Derisa çifti kanë qenë në disa ngjarje së bashku, kjo dalje e tyre e fundit ka shënjuar edhe herën e parë që ata kanë pozuar së bashku në tapetin e kuq.

Vetë aktorja Johansson e ka pranuar se ajo është e emocinuar që pranë saj është i dashuri i saj.

“Jam e emocinuar që po e ndaj këtë eksperiencë me të sepse jam edhe shumë e emocionuar që të shohë filmin sepse nuk e kam parë asnjëherë më parë”, ka thënë ajo për ET.

Johansson dhe Jost janë lidhur në muajin maj. Aktorja ka një vajzë katërvjeçare me ish-bashkëshortin, Romain Dauriac.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat