Kim ka një kërkesë për presidentin Trump

Bota e Yjeve

Kim ka një kërkesë për presidentin Trump

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:28
Kim Kardashian

Ylli i realitetit i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të ndërmarrë një hap përpara në njohjen e gjenocidit ndaj armenëve, me rastin e shënimit të 103-vjetorit të saj.

Kim këtë thirrje e ka bërë përmes rrjetit social Twitter.

“Shpresoj se SHBA-të mund të pranojnë gjenocidin armenas. Kurrë mos harroni”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Në postimet e mëhershme, Kardashian është shprehur krenare me prejardhjen e saj armene.

Kjo nuk është hera e parë që 37-vjeçarja përdorë platformën globale për të ngritur vetëdijen rreth gjenocidit gjatë të cilit 1.5 milion armenas u vranë nga Perandoria Otomane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat