Kthehet në Walking Dead

Bota e Yjeve

Kthehet në Walking Dead

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:01
Walking Dead

Para pak javësh ka përfunduar sezoni i tetë i serialit të popullarizuar Walking Dead, ndërkohë që ka shpërthyer debati se kush do të jetë pjesë e vazhdimit të radhës.

Pavarësisht përfundimit eksploziv të finales, ka ende pyetje pa përgjigje përfshirë edhe atë nëse Maggie Greene do të kthehet edhe për një sezon, transmeton KosovaPress.

Tash, Lauren Cohan (36), e cila luan liderin Hilltop, ka konfirmuar se do të kthehet për sezonin e ri.

“Do të kthehem”, ka thënë ajo për Entertainment Weekly.

“Ka ende mjaft storie për të treguar për Maggie”, ka shtuar aktorja, e cila ishte në CinemaCon në Las Vegas, Nevada.

Sidoqoftë, Cohen ka refuzuar të zbulojë ndonjë sekret se çfarë pritet nga sezoni i ri i trilerit aksion me zombi.

“Ju e dini se nuk lejohet të tregohet asgjë, por mund të them se do të jetë mirë”, është shprehur ajo.

Sezoni i nëntë pritet të fillojë xhirimet javën e ardhshme dhe fansat kanë nisur të shqetësohen se Cohen mund të mos jetë pjesë e vazhdimit, pasi thuhet se aktorja e popullarizuar ende është duke negociuar për një marrëveshje më të mirë me AMC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat