Ata u martuan në mënyrë sekretë në New York City në shkurt vetëm dy muaj pasi ajo u nda nga i dashuri Jeff Magid.
Dhe të enjten, Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard dëshmuan se janë më të dashuruar se kurrë, derisa publikuan një foto nga pushimet, përcjell Bota sot.
Në fotografinë që ai e publikoi në Instastorie në Instagram, producenti 31 vjeçar shihet teksa mban në duar gruan e tij, me të cilën shkëmben puthje dhe i mban të pasmet e saj me duar.
Ata duken mjaft bukur dhe të lumtur bashkë.