Më në fund Khloe Kardashian zbulon arsyen përse është akoma me Tristan Thompson

Bota e Yjeve

Më në fund Khloe Kardashian zbulon arsyen përse është akoma me Tristan Thompson

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:36
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian vazhdon marrëdhënien e saj me Tristan Thompson, edhe pse muajt e fundit është raportuar që e ka tradhtuar me të paktën 5 femra.

Këtë të martë ylli 33-vjeçar, e beri të qartë me anë të një postimi në instagram story, që nuk do ndahet me basketbollistin nga Cleveland me të cilin ka një bebushe të quajtur ‘True’ rreth 1 muajshe.

Postimi përmban mbishkrimin “It’s all about ëho you look for in a croëded room. That’s ëhere your heart belongs to”, ku në shqip përkthehet “E gjitha ajo çka kërkon në një dhomë të mbushur me njerëz, është se aty ty të përket zemra”.

33-vjeçarja vazhdon të jetojë me Tristan në banesën e tyre në Cleveland Ohio.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat