Meghan arrin në hotel me nënën e saj, e kalon natën e fundit të beqarisë larg Princit

Bota e Yjeve

Meghan arrin në hotel me nënën e saj, e kalon natën e fundit të beqarisë larg Princit

Nga: Bota sot Më: 18 maj 2018 Në ora: 22:44
Meghan Markle me nënën e saj

Meghan Markle mbërriti me nënën e saj për të kaluar natën e saj të fundit para dasmës mbretërore në hotelin Cliveden House, pasi shijoi çajin e pasdites me Mbretëreshën.

Nusja mbretërore dhe nëna e saj Doria Ragland do të kalojnë natën sonte në hotelin në Berkshire me një grup të shokëve më të ngushtë të Meghan, dizajnerin e saj të veshjes dhe floktarët, para se Doria të shoqërojë nusen në Chapel të Shën Gjergjit, pasi ajo më në fund do të lidhë kurorë me Princin Harry, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Derisa hyri në hotelin Meghan, e veshur me një veshje prej 1.350 funte Roland Mouret Barwick, u prit nga fansat dhe atyre u tha se ndihej "mrekullueshëm, faleminderit".

Doria, e veshur me një fustan të zgjuar rozë të lehtë, u shfaq përkrah të bijës, në mungesë të babait, i cili po kurohet në spital.

Ndërkohë vetëm pak kilometra larg në Windsor Prince Harry dhe vëllai i tij Uilliam, janë parë duke përshëndetur publikun e madh jashtë Windsor Castle , që është mbledhur para dasmës.

Harry dhe William biseduan me fansat e ngazëllyer jashtë Windsor, duke shtrënguar duart dhe duke u forografuar me mijëra njerëz që pop resin martesën e nesërme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat