Besa shkëlqeu në koncertin e divave: Skena është këndi im i lojërave

Bota e Yjeve

Besa shkëlqeu në koncertin e divave: Skena është këndi im i lojërave

Më: 19 maj 2018 Në ora: 07:04
Besa Kokëdhima

Më datë 16 maj në pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur një mega koncert, i quajtur “Diva Show”.

Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa e Besa Kokëdhima kanë qenë yjet që kanë shkëlqyer në këtë mbrëmje, duke kënduar për publikun këngët e tyre më të suksesshme ndër vite.

Ndërkohë, Besa ka qenë ajo e cila ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj plot glamur në këtë mbrëmje.

Ajo ka ndarë së fundmi me fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi nga nata e 16 majit, ku shfaqet mjaft elegante me fustan të zi dhe pamjen e saj prej bruneje.

Për dukjen e këngëtares atë natë është kujdesur stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

“Skena është këndi im magjik i lojërave”, ka shkruar Kokëdhima në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke iu referuar kështu koncertit “Diva”, të cilin e cilëson si një ndër më të suksesshmit në karrierën e saj.

Besa është shumë aktive edhe me prurje të reja në muzikë, ndërsa pritet që gjatë muajve të nxehtë të prezantojë një tjetër këngë të re për fansat. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat