Rita Ora ‘ndez’ Parisin e veshur në të kuqe - Bota Sot
Rita Ora ‘ndez’ Parisin e veshur në të kuqe

Bota e Yjeve

E mërkurë, 20 qershor 2018

Rita Ora ‘ndez’ Parisin e veshur në të kuqe

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:41
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po vazhdon turneun e saj botëror ‘Girls Tour’.

Performanca e mbrëmshme e këngëtares 27 vjeçare ka ndezur publikun në qytetin e modës, Paris.

E veshur me shumë stil në një kombinim me ngjyrë të kuqe që i dha edhe më shumë ngjyra performancës së saj, Rita pati edhe një tjetër koncert të suksesshëm në kuadër të turneut të saj.

Të mbledhur mijëra adhurues në sallën ‘Elysee Montmartre’ ylli shqiptar i muzikës botërore ka performuar disa nga hitet e saj më të mëdha në mesin e tyre edhe këngën më të re ‘Girls’.

E veçanta e kësaj performance ishte edhe momenti kur Rita uroj tezën e saj Amantina Tolaj, për ditëlindje në skenën ku po performonte.

Kujtojmë, që Rita do të performoj me 3 qershor në sheshin e Tiranës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test