Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka bërë hapjen e finales së Ligës së Kampionëve.
Dua ka elektrizuar stadiumin Olimpic të Kievës me performimin e disa prej hiteve të saj më të mëdha.
Së bashku me Duan në skenën gjigante u ngjitë edhe këngëtari i njohur Sean Paul me të cilin Dua Lipa ka bashkëpunuar në këngën ‘No Lie’.
Veshja, koreografia dhe çdo gjë tjetër ishte në vendin e duhur në performancën e 22 vjeçares.
E kuruar deri në detaj Dua ka shkëlqyer edhe këtë herë, ka performuar në qendër të stadiumit duke i dhënë një dimension tjetër fushës së gjelbër të rrethuar me mijëra fansa të dy ekipeve.
Dua i parapriu hapjes së ndeshjes finale në mes të Real Madrid dhe Liverpool.