E akuzuan për “photoshop”, Emina ua mbyll gojën komentuesve

Bota e Yjeve

E akuzuan për “photoshop”, Emina ua mbyll gojën komentuesve

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:49
Emina Cunmulaj

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë vetëm dy javë më parë. Dje ajo publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto me bikini, duke i çmendur të gjithë me linjat e saj trupore.

E në fakt ishin të shumtë ata që e akuzuan se kishte përdorur “photoshop”, duke qenë se nuk e besonin se Emina mund të ishte në superformë menjëherë pas lindjes.

Por modelja nuk ka qëndruar dot pa u kthyer përgjigje. Ajo ka postuar në “Instastory” video ku tregon se nuk ka nevojë që të përdorë “photoshop” dhe se nuk e përdor asnjëherë.

“Nuk është photoshop dhe jam krenare për faktin që nuk përdor asnjëherë photoshop. Kështu më ka fal Zoti”, shkruan Emina në foton e publikuar.

“Çfarë dreq inati i ka hyrë disa grave që dolën mendsh, thonë ka bërë Emina Çunmulaj photoshop?”, shprehet ajo në një video në “Instastory”. Ajo gjithashtu ka postuar video duke bërë makarona, duke siguruar ndjekësit e “shqetësuar” se Emina nuk kishte me çfarë të ushqehej.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat