Dua Lipa mbështet komunitetin LGBT gjatë performancës në Dallas

Bota e Yjeve

Dua Lipa mbështet komunitetin LGBT gjatë performancës në Dallas

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:10
Dua Lipa

Dua Lipa është duke vazhduar turneun e saj botëror ‘Self-title tour’ me koncerte në vende të ndryshme të botës.

22 vjeçarja këtë herë ka performuar në qytetin amerikan Dallas.

Dua ka publikuar disa fotografi nga atmosfera që ka mbizotëruar në performancën e saj të fundit.

Në këto imazh Dua është parë duke performuar me flamurin shumëngjyrësh, që identifikon komunitetin LGBT.

Kujtojmë që edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora ka dalur në përkrahje të këtij koumniteti me këngën e fundit ‘Girls’ ndërsa ka pranuar se është biseksuale.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat