Fundjavë flirtuese midis Bieber dhe modeles!

Bota e Yjeve

Fundjavë flirtuese midis Bieber dhe modeles!

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:43
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin dukeshin të pandarë këtë fundjavë në Miami.

Tre vite pas publikimit të romancës midis tyre në 2015, 24-vjeçari dhe 21-vjeçarja kalojnë një fundjavë flirtuese në Florida. Bieber dhe Baldwin gjithashtu vizituan konferencën e kishës VOUS të shtunën dhe të dielën.

“Sapo mbërritën në Miami, të dy nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri për asnjë sekondë,” tregon një burim për E! News.

Fotot e publikuara shfaqin Bieber dhe Baldwin duke festuar deri në orët e vona të natës e më pas duke u larguar për në hotelin e Bieber në të njëjtën makinë.

Këngëtari dhe modelja kanë deklaruar se janë single dhe thjesht po përpiqen të forcojnë shoqërinë e tyre duke kaluar një fundjavë ndryshe.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat