Shkëlqeu në dasmë, por s'do ta besoni sa i kanë kushtuar Jonës sandalet e nusërisë

Bota e Yjeve

Shkëlqeu në dasmë, por s'do ta besoni sa i kanë kushtuar Jonës sandalet e nusërisë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:44
Jona Spahiu

Moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dy ditë më parë lidhjen e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri. Dasma e çiftit u bë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve dhe pamja e moderatores u komentua mjaft.

Disa minuta më parë ajo publikoi në profilin e saj në Instagram disa foto nga ceremonia e martesës, ku tregonte fustanin magjepsës, tualetin jo fort të rënduar dhe buqetën e luleve që mbante në dorë. Jona ndau me ndjekësit edhe sandalet e nusërisë.

Mirëpo, për të gjithë ata që u bënë kuriozë, sandalet e moderatores ishin të firmës Jimmy Choo dhe sipas 'Iconstyle' kanë kushtuar plot 525 euro.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat