Dukesha e Sussex shmang një moment të sikletshëm, dora e Harryt shpëton Meghan

Bota e Yjeve

Dukesha e Sussex shmang një moment të sikletshëm, dora e Harryt shpëton Meghan

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:11
Meghan Markle

Dukesha e Sussex shmangu fatmirësisht një moment të sikletshëm, teksa shfaqej duke shkuar në martesën e mbesës së Princeshës Diana.

Meghan, 36 vjeçare, për pak sa nuk është rrëzuar, teksa hynte në rrugën e një kishe fshati. Për fat të mirë, Princi Harry, 33 vjeçar, e ka kapur për dorë bashkëshorten e tij duke e ndihmuar të mos humbte ekuilibrin.

Të porsamartuarit janë shfaqur dorë për dore në ceremoninë e martesës së kushërirës së Princit Harry, Celia McCorquodale me George Woodhouse në St Andrew dhe kishën e Shën Marisë në Stoke Rochford, Lincolnshire.

Nusja Celia, vajza e Lady Sarah McCorquodale, motra më e madhe e Dianës, dukej e ndritshme me një fustan të bardhë të stilit princeshë me detaje dantelle.
Ajo mbante diademën Spencer, e cila ishte veshur nga Princesha Diana kur ajo u martua me Princi Çarls në vitin 1981.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat