Ajo habiti kur para 3 javësh postoi një foto në llogarinë e saj në instagram, në të cilën dukej me barkun e rrumbullakosur. Duket se pritja e ëmbël ka marrë fund për aktoren Brigitte Nielsen 54 vjeç, pasi People lajmëron se këtë të premte ajo dhe bashkëshorti Mattia Desi kanë mirëpritur vajzën e tyre.
“Jemi shumë të lumtur, që mirëpritëm vajzën tonë të bukur në jetën tonë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ja vlejti. Jemi më shumë se të dashuruar”; është shprehur Brigitte duke ndarë emocionet e para me site-n e njohur.
Nielsen bëhet nënë për herë të pestë, pasi ajo ka edhe 4 djem nga martesat e mëparshme. Ndërsa për producentin 39 vjeçar ky është fëmija e tij i parë.
Brigitte krahas karrierës kinematografike është e njohur për publikun e gjerë edhe nga martesa që pati në vitet 1985-1987 me Sylvester Stallone.